Protesta e së dielës në anën serbe të pikës kufitare të Jarinjës ka alarmuar institucionet në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla thotë se Beogradi po përdorë aktorë të ndryshëm përfshirë këtu edhe Damjan Knezheviç nga grupi paramilitar rus Wagner me synim cenimin e sovranitetin e Kosovës dhe të nxisin provokime agresive në veri.