Top Channel/ “Lufta” për vota, zbardhet SMS i Ramës për kandidatët: Jo zyra përtej zonës!
01/04/2025 19:41

Deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë një mesazh nga kryesocialisti Edi Rama, me rregulla strikte për fushatën që do të bëjnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rama u kërkon deputetëve të mos hapin zyra jashtë zonës së caktuar dhe në asnjë takim të mos përdorin strukturat e partisë, duke u shprehur se strukturat nuk janë ‘për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti’. Rama urdhëron deputetët e listës së mbyllur të mos bëjnë fushatë për ata në listë të hapur. Mesazhi i Ramës për deputetët: 1. Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. 2. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut! 3. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: “Tek vota preferenciale jeni të lirë!” Po ashtu, deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën! Natyrisht, kjo vlen për të gjithë, deputetë aktualë apo kandidatë.

Top News – Jo vetëm me Spiropalin. Rama kritika Gjiknurit, Hoxhës e deputetëve të Shkodrës
29/03 20:15
Top News – ‘Mashtroi me monologun e së dielës’. Berisha akuzon Ramën: Taksat e tij rritën naftën
29/03 19:54
Top News – ‘Përçarje’ brenda socialistëve? Peleshi: Nuk e di ca do të thotë, por ka diskutime
29/03 19:50
Top News – Reforma territoriale dhe variantet e PS/ PD: Tymnajë me fjalë, propozimet janë pa thelb
29/03 18:16
Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48