Rusia i vendosi një ultimatum të ri forcave ukrainase që po luftojnë për mbrojtjen e Mariupolit, e që janë mbledhur tani në kompleksin gjigand të celikut, Azovstal, ku vec tyre raportohet të jenë strehuar edhe civilë. Qyteti port është prej më të goditurve nga furia e ushtrisë ruse, me bombardimet e pamëshirshme që e kanë kthyer gati në gërmadhë.