Organizata e Kombeve tw Bashkuara paralajmwron se lufta nw Iran po shkakton pasoja të rënda edhe për mjedisin dhe klimën, sepse përmes sulmeve ndaj infrastrukturës së naftës çlirohen substanca shumë toksike. Në tokë kanë depërtuar lëndë djegëse fosile, metale të rënda dhe substanca që janë shumë rezistente ndaj ujit dhe nxehtësisë, ndërsa zjarret kanë çliruar ndotës si dioksinat dhe furanet. Gjithashtu janë regjistruar edhe emetime të mëdha gazrash që shkatojnë efektin serrë, dëme ndaj sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përkeqësim i krizës së ujit në Iran. Sipas ekspertëve zjarret ndaj cisternave të naftës në rajon përbëjnë rrezik në rritje edhe për peshqit dhe gjallesat detare. Megjithatë mungojnë ende shumë të dhëna, ndaj një vlerësim i plotë i rreziqeve të mundshme për ekosistemet, tokën, ujin, ajrin dhe ushqimin nuk është ende i mundur.