Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje të hënën që inspektorëve ndërkombëtarë t’u jepet qasje në centralin bërthamor të Zaporizhjas. Kjo thirrje e shefit të OKB-së u bë pasi Ukraina dhe Rusia shkëmbyen akuza lidhur me bombardimet gjatë fundjavës në centralin më të madh bërthamor në Evropë