Në Bejrut, zhurma e avionëve luftarakë që patrullojnë shumë pranë mbi qytet është kthyer në një realitet të përditshëm për banorët. Mes frikës dhe pasigurisë, më të prekurat janë fëmijët, të cilët jetojnë çdo ditë nën hijen e sirenave dhe shpërthimeve. Mes lotëve dhe pasigurisë, fëmijët shprehin edhe një dëshirë të thjeshtë, të kthehen në shkollë. Ato thonë se dëshirojnë vetëm të kthehen në shtëpitë e tyre, të luajnë me shoqet dhe me lodrat e tyre, larg frikës së luftës.