Bashkimi Europian e radhit ndër prioritetet e tij kryesore bashkëpunimin me autoritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Një gjë e tillë theksohet vazhdimisht në takimet dypalëshe që zyrtarët e BE-së mbajnë me partnerë nga rajoni. Kjo thirrje përfshihet edhe në raportet, konkluzionet deklaratat apo dokumentet e tjera që BE-ja i miraton në lidhje me rajonin.