Frikë nga zjarret. Një ditë pas flakëve në qarkun e Dibrës takojmë banorë të dërrmuar të cilët përballen për herë të parë me zjarr të këtyre përmasave. Shtëpia e Ibrahim Spahiut e rrethuar nga flakët e përhapura me shpejtësi të shtunën shpëtoi, por sot ndjen ende rrezikun dhe pasigurinë e rindezjes së vatrave “Jemi gjitha natën pa gjumë, mos riaktivizohet. Në orën 2 të drekës dje nisi. Na thanë dilni nga shtëpia… si ta lija shtëpinë që kam punuar një jetë?!”, u shpreh Spahiu.