Reshjet e dendura të mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër sollën probleme për disa banorë të qytetit. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur efektivët e policisë marrin në krah një fëmijë dhe nxjerrin nga shtëpia e përmbytur edhe anëtarët e tjerë të familjes.