Lufta kundër pastrimit të parave pritet të marrë një tjetër kthesë. Teksa vendi ynë për një kohë të gjatë ka qenë në “listën gri” të Moneyval, këshilli I ministrave I hapi rrugë ngritjes së agjencisë së Inteligjencës financiare. Institucion ky në varësi të Ministrisë së Financave dhe që zëvendëson drejtorinë e përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave.