Në misionin e tij për të penguar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më gjerë në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shfaqet besimplotë. Në udhëtimin e tij të katërt në rajon brenda tre muajsh, kreu i diplomacisë amerikane ka marrë duket zotimin e liderëve arabë atje për të mos e lejuar një skenar të tillë.