Një valë e nxehtë dhe e ashpër po përfshin Italinë këtë javë, duke ndezur zjarre në jug të vendit, veçanërisht në Sicili dhe Kalabri, ku kërcënohet një park natyror i mbrojtur nga UNESCO. Temperaturat arritën 47 gradë Celsius në Sicili të martën, pranë Sirakuzës, ndërsa meteorologët paralajmëruan se rekordi i të gjitha kohërave i Italisë prej 48.5 gradë, në Sicili në 1999, mund të tejkalohet të Mërkurën.