Dy futbollistë të një skuadre të Premier League-s, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, janë arrestuar nga autoritet britanike të akuzuar për përdhunim. Lojtarët, të dy 19 vjeç dhe nga i njëjti ekip, janë marrë në pyetje nga Policia pas denoncimit. Një futbollist u arrestua si i dyshuar për sulm dhe bashkëpunim në përdhunim, ndërsa futbollisti tjetër u arrestua si i dyshuar për përdhunim.