Në Shqipëri ka mbërritur i Ngarkuari i Posaçëm i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach. Në morinë e takimeve të parashikuara në Tiranë, Lordi Stuart Peach është pritur edhe nga presidenti republikës Bajram Begaj, i cili vlerësoi vëmendjen që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor. Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajon, Presidenti Begaj citohet të jetë shprehur se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë.