Liz Truss dha dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe vetëm 44 ditë pas marrjes së drejtimit të qeverisë. Pasuesja e Boris Jonsonit u vu në qendër të polemikave pas një plani të dështuar për uljen taksave, të cilin kabineti i saj e paraqiti muajin e kaluar. Pavarësisht se në thelb, ai mendohej se duhet të ishte mirëpritur, në fakt shkaktoi trazira financiare, rendoi xhepat e takspaguesve britanike dhe prodhoi një krizë politike që solli dhe shkarkimin e Ministrit të Financave të Truss, ndryshime të politikave dhe një përplasje të brendshme në Partinë Konservatore në pushtet. Londinezët shprehën të kënaqur me largimin e Truss. Pamjet: AFP