Të dielën Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarët e 81 komunave, përfshirë edhe Shkupin. Qytetarët edhe një herë, fitoren ia dhanë partisë që udhëheqë me ekzekutivin, VMRO-DPMNE-së e cila qysh në raundin e parë siguroi 33 komuna e mbetet në garë në 26 të tjera.