Lojërat Olimpike për vitin 2024 të cilat do të organizohen në Francë, do të jenë në disfavor të shitësve të librave në rrugët e Parisit. Autoritetet kanë nisur marrjen e masave në përgatitje për organizimin madhështor, këtë herë duke mos kursyer as shitësit e veprave letrare, të cilët duhet të zhvendosen në kohën e gabuar në aspektin tregtar.