Loja brenda Partisë së Lirisë mes Ilir Metës kryetar partie dhe bashkëshortes së tij, ish-kryetare dhe anëtare e kryesisë ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme teksa në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Konventa Kombëtare. Prej 2-3 javësh, Ilir Meta nisi një fushatë të egër kundër Kryemadhit duke e akuzuar për shkatërrimin e partisë që ia la me 17 deputetë dhe tani ka vetëm katër. Ai e akuzoi bashkëshorten e tij për nepotizëm, që sipas Metës ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.