“Sfidë apo e vërtetë” është një lojë në të cilën po marrin pjesë dhjetëra fëmijë të shkollave fillore të Kosovës të influencuar nga rrjeti social Tik Tok e ku atyre u kërkohet të lëndojnë veten. Dy shkolla në komunën e Fushë Kosovës dhe një në Komunën e Lipjanit, kanë raportuar për raste të vetëlëndimit të nxënësve.