Një shkumë e trashë ngjyrë kafe me flluska, e njohur së fundmi si "llum deti" ka nisur të mbulojë brigjet e detit Marmara në Turqi, duke alarmuar banorët e Stambollit e duke ngritur shqetësime ambjentaliste. Shkuma e krijuar në mënyrë natyrale është dokumentuar në Turqi prej vitit 2007, kur ishte pikasur fillimisht në disa pjesë të detit Egje pranë Greqisë.