Llixhat e Peshkopisë janë një destinacion shërues që po frekuentohet gjithnjë e më shumë. Në luginën e shërimit, ajri i pastër malor dhe qetësia e natyrës ofrojnë kushte ideale për pushim dhe rikuperim. Më shumë se 30 mijë vizitorë dhe pacientë i kanë frekuentuar në dy sezonet prill-qershor dhe shtator – nëntor. Ujërat termale të pasura me minerale njihen për efektet e tyre kurative në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale, problemeve të frymëmarrjes si bronshiti dhe astma, por edhe në lehtësimin e pasojave të ftohjes.