Në fshatin Llakatund të Vlorës kanë mbetur vetëm të moshuar, që punojnë në bujqësi. Ata ankohen për vështirësitë e shumta që ndeshin çdo ditë, nuk ka të rinj që të punojnë tokën, mungon tregu, ndërsa dora e shtetit nuk shihet askund. Për këto probleme foli Hasan Sulejmanin, i cili punon prej vitesh në serrën e tij.