Top Channel/ “Listë qorrash e shurdhësh”/ Rama ironizon PD-në: Ata që fituan Primaret, u lanë jashtë
17/03/2025 23:00

Nga takimi me ‘skuadrën’ e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi primaret e opozitës, ku sipas tij lista e 11 majit u bë në bazë të interesave, jo sipas meritës. Rama i bëri thirrje edhe mbështetësve të opozitës, për të cilët tha se nuk duhet ‘ta çojnë votën dëm’. “Populli që mban peng këneta jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta. Ne nuk kemi bërë primare, primare iu thënçin se ato janë si papare jo primare. Por në këtë grup është bërë një vlerësim i atyre njerëzve që vijën nga një kontribut i drejtpërdrejtë në parti. Këtu Avdiu as që e ka pritur që do ishte në listën e deputetëve. Shikoni ça ndodh me ta, ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i Partisë në Kavajë del i pari, e lënë jashtë pa asnjë problem. Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, ajo është listë është bërë për të qenë më një listë qorrash e shurdhësh e kua kua kuash. Është bërë gati për të qenë opozitë. Jo për të çliruar tiktakun por për të thënë fituam por na e morën si gjithmonë. Pse duhet ata që mund të kenë shumë arsye të mos jenë të kënaqur me ne, ta hedhin votën kot. Për një grup që funksionon si një grup interesi i ngushtë dhe është i përgatitur të rri në opozitë. Ka edhe të tjerë në xhiro se kjo është një periudhë shitje qilimash fluturues. Kush ta hajë ta hajë, kur s’ke gjë në dorë mund t’i premtosh të gjitha. Këta më kujtojnë një vizitë në një vaki me Fatos Nanon kur ishte kryeministër. Njëri po i thoshte që me pronat nuk po qullosen gjë, ke ndonjë ide ti i tha. Merrjani katunarëve tha dhe ndajeni këtë punë. I tha Fatosi kjo është ide e fuqishme por këtë duhet ta ndash me Sabriun. Këta që s’kanë në dorë i premtojnë të gjitha. Nëse ka një vend që i duhet BE është Shqipëria. Për arsye historike dhe që lidhen me shkëputjen njëherë e mirë nga kthetrat e historisë dhe me lidhjen e të ardhmes në funksion të lirisë”-u shpreh Rama.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44