Top Channel/ Listat e PD, Berisha shpërblen besnikët që e mbështetën gjatë foltores
12/03/2025 23:57

Pak surpriza, rinovime e shumë zhgënjime! Sali Berisha vjen në zgjedhjet e 11 Majit me një listë të larmishme, duke shpërblyer të gjithë besnikët dhe deputetët që u bashkuan me të, duke ikur nga Lulzim Basha. Ashtu si kryesocialisti Rama, edhe Berisha kryeson listën e mbyllur të demokratëve në Qarkun e Tiranës, duke siguruar kështu edhe një tjetër mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Vend të sigurt në listën e kryeqytetit, Berisha i jep aleatit Fatmir Mediu të Partisë Republikane, ndërsa lë në listë të hapur Ilir Metën e Partisë së Lirisë dhe Shpëtim Idrizin e PDIU, si dhe disa emra të vjetër nga radhët e PD. Përparësi për Berishën marrin edhe disa emra të Primareve, si Igli Cara që vendoset në listën e mbyllur të Durrësit, apo Eduart Sharka dhe Saimir Korreshi në listën e Fierit. Kryedemokrati vë në listë të sigurt edhe ata që e mbështetën në fushatën e tij të Foltores dhe demokratët që u bashkuan me të pas zgjedhjeve lokale. Kështu, Gazment Bardhi kryeson listën e mbyllur të demokratëve në Fier, Agron Gjekmarkaj kryeson në Lezhë, Flamur Hoxha në Kukës dhe Xhelal Mziu në Dibër, të cilët kanë të sigurt karrigen e deputetit në sesionin e ri parlamentar. Berisha ka shkaktuar pakënaqësi te shumë deputetë aktualë të Partisë Demokratike, duke i renditur në listë të hapur, ku një pjesë e tyre janë tërhequr nga gara, si Oriela Nebiaj dhe Ilda Dhori. Ndërkohë që vetëm një pjesë e deputetëve aktualë kanë pranuar të garojnë në listën e hapur të Berishës, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Ilir Alimehmeti, Edmond Spaho, Asllan Dogjani dhe Petrit Doda.

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25