Lista Serbe i shfrytëzoi trazirat e krijuara së fundi në veriun e Kosovës për të kërkuar ndërprerjen e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd. Sipas kryetarit të forcës kryesore politike të serbëve në Kosovë, Goran Rakic, bisedimet duhet të “ngrijnë” të paktën derisa “të tërhiqen të gjitha forcat speciale”.