Lista Serbe, partia më e madhe e sërbevë të Kosovës, kaloi në veprime konkrete duke nisur sot një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër. Gurëthemelet e tyre u vendosën më 1 korrik, me praninë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Qeveria e Kosovës ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave - njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik - dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.