Një automjet i Policisë së Kosovës, duke qarkulluar nga stacioni i policisë në Zveçan, në drejtim të Mitrovicës është sulmuar me gurë dhe i janë thyer xhamat. Pas këtij incidenti, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë provuar të negociojnë me përgjegjësin e ushtarëve të KFOR-it, duke i kërkuar që Policia e Kosovës të mos qarkullojë nëpër disa rrugë të Zveçanit dhe në vend të tyre të vendosen ekipet e KFOR-it.