Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj! Vendimi i Gjykatës, ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12/2025 20:05

Lirohet me kusht Arbër Paplekaj. Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar dy ditë më parë. Ndërkohë më 11 nëntor Paplekaj pati përfituar edhe 90 ditë ulje dënimi po nga kjo gjykatë, ulje që shtrihet në vitin e fundit të vuajtjes së dënimit. Arber Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, po vuan aktualisht një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Ai u dënua përfundimisht me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit që ia uli dënimin pasi ndryshoi cilësimin e veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje në kushtet e tronditjes psikike. Teksa ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit, mbrojtja e tij pati kërkuar përfitimin e lirimit me kusht, që në fillim të vjeshtës, po seancat për arsye të ndryshme qenë shtyrë ose nuk qenë zhvilluar. U vendos: 1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit A.P. 2. Lirimin me kusht të kërkuesit (të dënuarit) A.P, për pjesën e mbetur të pavuajtur prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë burgim. 3. Në bazë të neneve 61 dhe 64 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P.të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës gjatë periudhës prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës së mësipërme. 4. Bazuar në nenin 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P. të mos shoqërohet me persona të dënuar gjatë periudhës së provës. 5. Urdhërohet lirimi A. P. nga Dhomat e burgimit të I.E.V.P Durrës nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. 6. Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për zbatim. 7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. U shpall më datë 16.12.2025

Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08
Top Channel/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, “në lupë” mbi 60 subjekte
31/03 12:03
Top Channel/ ‘e-albania është posta e Hazirit’, Berisha: Një aplikacion që nuk funksionon, tallje…
31/03 12:01
Top News – Hiqet nafta për fermerët. Salla: Rishpërndahet te skema më gjithëpërfshirëse
31/03 11:56
Top News – Zhbllokimi i IPARD, ende pa afat. Salla: Më 9 prill dorëzojmë masat e fundit në Bruksel
31/03 11:55
Top Channel/ Nga hapja e fondeve të IPARD te mbështetja për fermerët, ministri shpjegon skemën e re
31/03 11:12
Top News – Betohet drejtori i ri i policisë: Luftë korrupsionit e krimit, edhe në radhët tona
31/03 11:06
Top Channel/ Hapja e fondeve të IPARD, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re
31/03 11:00
Top Channel/ Fermerët përfitojnë të gjithë, Salla: Nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2026 do kemi…
31/03 10:59
Top Channel/ Si do të mbrohet fermeri shqiptar nga kjo situatë? Salla: I bëj thirrje të gjithë…
31/03 10:52
Top Channel/ Çmimet e Shportës, Salla: Po diskutojmë me ministrinë e financave dhe….
31/03 10:47
Top News- Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit
31/03 10:21
Top News – ‘Luftë pa kompromis krimit’! Betohet kryepolici i ri, Skënder Hita
31/03 10:15
Top Channel/ Merr zyrtarisht detyrën Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Lamallari i lë tri porosi
31/03 10:12