Serbia duket është dorëzuar përballë presionit të komunitetit ndërkombëtar: Gjykata e Kralevësnë, përpara së cilës dolën tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor, ka vendosur lirimin e tyre. Si Prishtina zyrtare, ashtu edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin insistuar vazhdimisht që autoritetet serbe t`i linin të lirë Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin.