Tensione dhe lot gjatë ekzekutimit të urdhrit nga Përmbarimi pēr lirimin e ish-kabinave të plazhit në Durrës. Banorët u detyruan të largohen nga banesat ku jetojnë prej më shumë se tri dekadash. Ish kabinat e plazhit u dhanë si banesa sociale në vitin 1991 për familjet e pastreha. Më pas, trualli ku ndodhen ato hyri në procesin e kthim-kompensimit të pronave. Disa familje u sistemuan, të tjera, sicc janë dhe këto familje, vijuan betejat gjyqësore. Në vitin 2013, gjykata i dha përfundimisht të drejtën e pronësisë familjes Tirana Banorët që nuk e kanë ndalur betejën ligjore thonë se u është kërkuar të aplikojnë si të pastrehë për banesa të reja. Gjykimi më i fundit i çështjes së tyre në Apel është vonuar, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, që kishte dosjen e tyre, ndërsa përmbarimi ka vijuar me lirimin e godinave. Ekzekutimi i sotëm rikthen pasigurinë për banorë të tjerë në plazhin e Durrësit, që presin ende një zgjidhje për strehimin e tyre.