Liqeni i Ohrit, pjesë e listës së pasurive botërore të UNESCO-s në pjesën shqiptare vazhdon të ketë një sërë problematikash të pazgjidhura nga institucionet përgjegjëse duke rrezikuar statusin e tij. Ndërsa kanë mbetur vetëm pak muaj nga afati kur autoritetet do të duhet të raportojnë në lidhje me rekomnadimet që duhet të ishin përmbushur për të mos rrezikuar statusin e fituar, janë një sërë pikash që ende nuk janë zgjidhur.