Tremujori i tretë i vitit ka shënuar një rënie të ndjeshme të vdekshmërisë. Instat raporton se 5 130 persona kanë humbur jetën në periudhën korrik-shtator, duke u ulur me gati 20% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të shkuar. Por, sërish niveli i vdekshmërisë vijon të mbetet i lartë krahasuar me një tremujor për parë, por edhe me nivelet e para pandemisë. Në të njëjtën periudhë të vitit normal 2019, ky tregues llogaritej ndjeshëm më i ulët me vetëm 2687 vdekje.