“Policia e dritave” është shërbimi më i ri në shtetin shqiptar. Shembullin për të përballuar dimrin kërcënues në kushtet e një krize globale energjitike, duket se qeveria po e nis nga vetja nën zbatimin e disa masave për kursimin e energjisë. “Në të gjitha institucionet publike do të ketë një administrator energjie. Edhe Ministria e Arsimit po harton direktiva që të fiken të gjitha dritat pas përfundimit të mësimit. Po të vini në kryeministri nuk ndriçon më njësoj. Administrata duhet të kursejë 15%…”, tha Rama.