Ligji për rritjen e pagave të administratës kaloi me sukses në komisionin për çështjet ligjore. Ndërsa të gjithë deputetët e mazhorancës ishin rreshtuar nga njëri krah, binte në sy mungesa e shumicës së deputetëve të opozitës edhe pse ish kryeministri Berisha gjate fushatës sfidonte qeverinë duke kërkuar ligjin për ta votuar se bashku. Ministrja e financave tha se ky ishte një ligj historik që do rrisë pagat me dy fasha për ta dërguar mesataren në 900 euro.