Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur për konsultim ndryshimet e propozuara në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Të parët që u njohën me ndryshimet nen për nen, ishin Ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi theksoi se nevoja për ndryshime vjen si pasojë e dinamikës dhe transformimit që ka pësuar tregu mediatik audioviziv nga zhvillimi i teknologjisë.