Pavarësisht se ndërkombëtarët ijnsistojnë në uljen e tensioneve në veri, Albin Kurti duket i vendosur t`i shkojë qëndrimit të tij deri në fund. Kryeministri i Kosovës tha se janë identifikuar 45 persona, që sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe dhe në episode e dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.