Një ligj i ri i konfliktit të interesit të hartuar nga ILDKPI, por i propozuar në Kuvend nga dy deputetë të maxhorancës, ka shtuar skepticizmin e kolegëve të tyre në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha se me ligjin e ri, çdo punonjës publik, do të ndalohet të ushtrojë profesione në fusha të tjera.