Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbajti fjalën në mbledhjen urgjente të Kryesisë. Noka: Sot shqiptarët panë që ligjin e dikton Maliqi dhe Maliqi është kreu i narkoshtetit Edi Rama. Sot Shqipëria mori mesazhin më të keq, drejtësia është e vdekur dhe ligji është kamxhik kundër opozitës dhe jo kundër atyre që janë të korruptuar inkriminuar apo shkelës të ligjit. sot u dha vendim një denoncues të narkotrafikut dhe miri në mbrojtje narkotrafikantin. Regjimi po na kërcënon. Noka: Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe.