Monika Kryemadhi, ish kryetare e LSI-së dhe ish Zonja e Parë, bëhet e para politikane shqiptare së cilës i zbulohen llogari bankare të padeklaruara në banka të huaja. Dokumentet e publikuara nga Top Channel tregojnë, pagesa të kryera nga biznesmenë rus të naftës me përfituese zonjën Kryemadhi, të cilat ajo nuk i ka deklaruar.