Pas më shumë se një muaji që kur u takua me veteranët për të ndërprerë protestat, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dorëzuar propozimet e tij tek Organizatat e dala nga lufta. Kurti ka propozuar të fillojë hartimi i një ligji të ri i cili nis procesin e vlerësimit dhe verifikimit të veteranëve. Por, sipas tyre, kjo nuk mund të bëhet për shkak të një procesi gjyqësor. Propozim tjetër i shefit të qeverisë është edhe kategorizimi i veteranëve, që sipas Klinakut edhe këtë e pengon procesi aktual gjyqësor i pastrimit të listave.