Shumica socialiste dhe Ilir Meta nuk kanë pritur shtatorin për përplasjen e madhe. Këtë fund gushti lëshuan shkëndijat e para duke paralajmëruar se dosjet e ish sigurimit të shtetit do të prodhojnë një zjarr që do të djegë majtas e djathtas. Ishte kreu grupi parlamentar Taulant Balla i cili doli i pari duke u shprehur për tolerancë zero ndaj politikanëve që provohet se i kanë shërbyer strukturës famëkeqe të komunizmit. “Juristët po shohin mundësinë e vendosjes së ndalimit edhe të ish-sekretarëve të PPSH”, tha Taulant Balla.