Liderët arabë takohen sot në Bahrejn për një samit të dominuar nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit –teksa gjasat për arritjen e shpejtë të një armëpushimi të shumëkërkuar, duken të vogla. Kjo është hera e parë që krerët e bllokut 22 anëtarësh të Ligës Arabe takohen që nga samiti i jashtëzakonshëm në Riad të Arabisë Saudite i mbajtur nëntorin e kaluar, pjesë e të cilit u bënë anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik