Qytetarët e Kosovës e presin prej kohësh liberalizimin e vizave, që tashmë është përcaktuar të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2024. Por duket se përvecse do të lehtësonte lëvizjen për ta, ky hap do të katërfishonte fuqinë e pasaportës kosovare. Sipas indeksit të pasaportave VisaGuide.World, që rendit pasaportat e 199 shteteve qytetarët e të cilave mund të lëvizin pa viza, me liberalizimin e lëvizjes, Kosova do të lëvizte ndjeshëm në renditje dhe fuqia e pasaportës së saj, do të rritej.