Fenomeni i gjakmarrjes shënoi një tjetër viktimë në Manati të Lezhës. Autori me iniciale F.P. e ka goditur disa herë viktimën me një pistoletë tip revolver me mulli. Lekgjonaj humbi jetën menjëherë, ku disa plumba e kishin prekur në pjesë të ndryshme të trupit. Pas aktit 17 vjeçari është vetëdorëzuar në komisarioat së bashku me armën me të cilën kreu edhe krimin. Menjëherë policia ka kryer dhe kontroll banese në shtëpinë e autorit, ku u gjet dhe një tjetër armë, tip pushke artizanale.