Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Dy automjete janë përplasur, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Për shkak të dëmtimit të madh të makinës, një person ka mbetur i bllokuar dhe nevojiten forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit. 4 persona janë nxjerrë nga makina dhe janë dërguar në gjendje të rëndë ne spitalin e Traumës. Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç.