Me qëllimin që kënaqësinë e njohjes me botën librave t’ua ofrojnë edhe atyre, që për shkak të dëmtimeve në të parë nuk mund të lexojnë, një grup të rinjsh kanë nisur projektin “Lexojmë me sytë e tu”. Nisma e ndërmarrë nga ministria e Arsimit dhe disa nxënës të gjimnazit “Hydajet Lezha” konsiston në një punë të bërë me shumë pasion e vullnet, që ka nisur që nga viti i kaluar.