Tre persona janë arrestuar në Fushë Krujë dhe Shkodër, pasi lëviznin me armë zjarri e municione luftarake në makinë. Në Fushë-Krujë është arrestuar një 38-vjeçar i indentifikuar si Leonard Gjeli (Mamli, Noka), banues në Kurbin, i cili kishte pistoletën me mulli dhe fishkët luftarak. 38-vjeçari rezulton të jetë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje. Njëkohësisht u arrestua edhe 28-vjeçari Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit tip “Audi” me të cilën lëvizte personi që mbante armën.