Top Channel/ Lëvizje e paralajmëruar? Koreja e Veriut dërgon trupa për të luftuar me Rusinë
18/10/2024 23:24

Koreja e Veriut ka nisur të dërgojë trupa për të luftuar me Rusinë në Ukrainë, ka thënë agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ndërsa Seuli paralajmëroi për një “kërcënim të rëndë sigurie”. Pretendimi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se besonte se 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut mund t’i bashkohen luftës, bazuar në informacionin e inteligjencës. Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol bëri thirrje për një takim sigurie të premten dhe tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet me “të gjitha mjetet në dispozicion”. Sipas agjencisë së spiunazhit, 1,500 trupa kanë mbërritur tashmë në Rusi – me burime anonime që i kanë thënë mediave koreano-jugore se shifra përfundimtare mund të jetë më afër 12,000. Kjo vjen pasi shtohen provat se Koreja e Veriut po furnizon Rusinë me municion, siç u demonstrua së fundmi nga rikuperimi i një rakete në rajonin Poltava të Ukrainës. Moska dhe Pheniani gjithashtu kanë thelluar bashkëpunimin e tyre muajt e fundit. Javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un përshëndeti presidentin rus Vladimir Putin në ditëlindjen e tij, duke e quajtur atë “shokun e tij më të ngushtë” .

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02