Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit. Marrëveshja parashikonte që banorët do kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë deri në 30km në secilën anë të kufirit. Berisha e ka konsideruar qesharake këtë marrëveshje.