Melania Trump, gruaja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër “paqeje” presidentit rus, Vladimir Putin, duke e shprehur shqetësimin për fatin e fëmijëve në luftën e Ukrainës dhe duke e inkurajuar atë të “mbrojë pafajësinë e tyre”. Letra iu dorëzua personalisht Putinit nga Trumpi gjatë një takimi që dy liderët kishin në Alaska. Pa e përmendur drejtpërdrejt Ukrainën, ajo theksoi ndikimin e luftës te fëmijët, duke thënë se çdo fëmijë “ëndërron për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku”.